Medina Travel Albania me një staf të specializuar, ofrojmë ofertat më të mira me cmime më konkuruese dhe mundësi të shumta për të përjetuar momente të paharruara në vendet e shenjta Meka e Bekuar dhe Medina e Ndritur.

Kontakti

Numrat e Telefonit

Shqipëri: +355 67 391 2036
+35567 30 30 30 9
Kosovë: +383 49 28 3048
Maqedoni: +389 70 336 845

E-mail

medinatravelalbania@gmail.com
info@medinatravelalbania.com

Adresa

Tiranë
Rruga e Kavajes - Pas xhamisë "Dine Hoxha " - Zyra nr.1

Mirësitë e Medines

Medina ka shumë mirësi, prej të cilave përmendim:

Gjëja e parë që bëri Profeti (Paqja qoftë mbi të!) kur mbërriti në Medine, ishte ndërtimi i Xhamisë së nderuar Profetike që u bë qendër e diturisë, thirrjes islame dhe përhapjes së mirësisë mes njerëzve. Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Një namaz këtu në Xhaminë time, është më mirë se 1000 namaze në tjetër xhami, përveç Xhamisë së Shenjtë (Qabesë).” (El-Bukhari 1133, Muslimi 1394).

Medina e ka fituar imunitetin (dispozitat e paprekshmërisë) së saj falë shpalljes që Allahu i zbriti Profetit (Paqja qoftë mbi të!); konkretisht në të ndalohet: gjakderdhja, mbajtja e armëve, tmerrimi i dikujt, prerja e pemëve etj. Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Bari natyral i saj (Medines) nuk pritet, gjahu i saj nuk trazohet, sendi i gjetur në të nuk merret, përveçse nëse personi e heton se i kujt është, asnjë pemë e saj nuk pritet, përveçse nëse personi e kullot devenë e tij dhe nuk mbahet në të armë për luftë.” (El-Bukhari 1736, Ebu Daudi 2035, Ahmedi 959).

I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “O Allah, na jep bereqet në prodhimet (frutat) tona, na jep bereqet në Qytetin tonë (Medinen), na jep bereqet në sa’a-in (njësi peshe 2.2-3 kg) tonë dhe na jep bereqet në mudd-in (¼ e sa’-it) tonë! O Allah, Ibrahimi është robi, i dashuri (i shtrenjti) dhe profeti Yt, unë jam robi dhe profeti Yt; ai (Ibrahimi) t’u lut për Mekën dhe unë po të lutem për Medinen sa t’u lut ai (Ibrahimi) për Mekën, e edhe një herë më shumë.” (Muslimi 1373). 

I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Në hyrjet (shtigjet) e Medines gjenden engjëj, ndaj në të nuk hyn as epidemia vdekjeprurëse dhe as Dexhali.” (El-Bukhari 1781, Muslimi 1379). 

Personit që e përballon me durim vështirësinë e Medines dhe jetesën e zorshme në të, Profeti (Paqja qoftë mbi të!) i ka premtuar se do ndërmjetësojë për të në Ditën e Gjykimit; Sead Ibn Ebi Uekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Medina është më e mirë për ta, nëse do e dinin. Çdo person që e braktis atë (Medinen) sepse është i  pakënaqur me të, Allahu e zëvendëson me një më të mirë. Kujtdo që qëndron në të (Medine) paçka urisë, fitimit të vështirë dhe mundimit që ngjet aty, do t’i bëhem ndërmjetësues dhe dëshmitar (në favorin e tij) në Ditën e Gjykimit.” (Muslimi 1363).  

I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Kush mundet [të banojë deri sa] të vdesë [t’i vijë vdekja] në Medine, le të vdes në të, pasi unë do ndërmjetësojë për kë vdes në të.” (Tirmidhi 3917, Ibn Maxhe 3112). 

Imani (Besimi) zë strehë në Medine, paçka se i ngushtohet terreni në viset e tjera. Mbeturinat dhe ligësitë nuk zënë vend në të dhe nuk zgjasin. I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka  thënë: “Besimi strehohet në Medine, siç strehohet [kthehet dhe ngjeshet] gjarpri në vrimën e tij.” (El-Bukhari 1777, Muslimi 147). Profeti (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë gjithashtu: “Pasha Atë [Allahun] në Dorën e të Cilit është shpirti im, çdo person që e braktis atë (Medinen) sepse është i pakënaqur me të, Allahu e zëvendëson me një më të mirë. Vërejtje, Medina është si farka, ajo e nxjerrë mbeturinën. Nuk do të bëhet Kijameti derisa Medina t’i nxjerrë të këqinjtë e saj, siç e nxjerrë farka mbeturinën e hekurit.” (Muslimi 1382). 

Transmetohet se Zejd ibn Thabiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Ajo – pra Medina – është e dëlirë, i largon mëkatet siç e largon zjarri mbeturinën e argjendit.” (El-Bukhari 3824).